Gazeta italiane “il Giornale.it” ka shkruar një artikull në lidhje me mafiet më të rrezikshme që po qarkullojnë për momentin në Itali dhe me aktivitetet kriminale të tyre. “Shqiptarë, kinezë, rumunë. Madje edhe libianë e gjeorgjianë. Në Itali operojnë dhjetëra grupe kriminale të përbërë nga të huaj”, shkruan “il Giornale. it”, ndërkohë që jep një përshkrim të shkurtër për secilën organizatë kriminale.

“Mafia shqiptare ka konsoliduar me kalimin e kohës aktivitetin e saj dhe ka filluar procesin e zhvendosjes së krimit të Evropës Lindore në një lloj menaxhimi të fitimeve të mëdha ekonomike nga shfrytëzimi i prostitucionit si dhe import- eksporti i drogës. Rrugët e drogës janë më të paparashikueshmet. Midis internetit dhe avionëve, marrëveshja është aq fitimprurës sa pavarësisht vigjilencës shumë të lartë nga ana e agjencive të zbatimit të ligjit, janë gjetur gjithmonë mënyra të reja për të sjellë në Itali heroinë, kokainë dhe marijuanë dhe për ta vënë atë në ‘shërbim’ të klientit”, shkruan “il Giornale”.

Sipas gazetës italiane, “rruga e Ballkanit” është një nga rrugët më të përdorura nga korrierët e vdekjes.

“Ata gjithashtu kanë mësuar për të hapur rrugët e ndryshme, në botën e fshehtë të internetit, e cila është një lloj i kibernetikës ku shitet dhe blihet, sidomos drogë dhe armë. Është një lloj ‘amazone’ ku mbizotërojnë paligjshmëria, krimi, dhe iu lejon të bëjnë biznes me mijëra”. I njëjti proces ka filluar të ndikojë edhe krimin rumun, mafie e cila në biznesin e saj përveç prostitucionit, ka futur edhe vjedhjen e makinave si dhe falsifikimin e kartave të kreditit. Ndërkohë që si më të rrezikshmet aktualisht në Itali po shihet mafia kineze gjithnjë e më në rritje.

Triadat, ose siç quhen ndryshe grupet aziatike të pushtetit, kanë arritur të bëhen sipërmarrës dhe të menaxhojnë trafikun e falsifikimit, mbi të gjitha atë të veshjeve. Por tani, sipas “il Giornale.it” kanë filluar ndjeshëm edhe trafikun e barnave të rreme dhe kimikateve të falsifikuara, që janë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: