Kryeqyteti shqiptar Tirana organizoi një pritje të madhe për ekuipazhin e turneut “Fateh Al-Khair 4” në Evropë dhe Afrikën e Veriut, turne i cili synon prezantimin e trashëgimisë detare dhe jo vetëm të Katarit, si dhe promovimin e Kampionatit Botëror të Futbollit “Qatar 2022”. – Kështu e nisin mediat e Katarit lajmin që e publikuan më 27 gusht në shtypin e shkruar vendas.

Artikujt përmendën aktivitetet e shumta që u zhvilluan në Tiranë, Durrës dhe Sarandë me pjesëmarrjen e disa personaliteteve të larta të vendit dhe qytetarëveve të shumtë, ndër to edhe minikampionatin e futbollit të organizuar nga Bashkia Tiranë në parkun e liqenit të kryeqytetit, takimet që zhvilloi Ambasadori i Shtetit të Katarit me kryetarët e bashkive të këtyre qyteteve si dhe pritjet mbresëlënëse me këngë, valle e fishekzjarre që iu rezervuan anijes Fateh Al Khair 4, kapitenit z. Mohamed bin Yousuf Al Sada, dhe ekuipazhit të tij.

Në Durrës, Kryetarja e Bashkisë z. Valbona Sako dhe Ambsadori i Shtetit të Katarit ngritën një flamur gjigand katarian. Kjo ishte hera e parë që anija e ngriti këtë flamur gjatë turneut “Fateh Al-Khair 4”, dhe këtë në shprehje të mirënjohjes për pritjen e e jashtëzakonshme në Durrës. Gjithashtu anija ndau edhe suvenire për publikun që e vizitoi atë nga afër.

67ac716b 0391 4fc9 819d Da2cb336fc1f

Ndalesa e parë e anijes Fateh Al Khair 4 në Shqipëri ishte porti i Sarandës, ku u prit nga Ministri i Turizmit z. Blendi Klosi, Kryetari i ri i Bashkisë z. Adrian Gurma dhe zyrtarë të tjerë. Nga ana e tij z. Gurma vlerësoi zgjedhjen e qytetit të tij si stacionin e parë të anijes në Shqipëri, duke e konsideruar këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për promovimin e qytetit të Sarandës dhe turizmin detar shqiptar. “Qyteti i Sarandës dhe unë ndjehemi me fat, sepse jemi të parët që presim vizitën e kësaj anijeje në Shqipëri”, u tha ai gazetarëve të medias katariane.

Pas Shqipërisë, anija “Fateh Al Khair 4” do të niset për në brigjet e Kroacisë në anën lindore të Detit Adriatik, dhe më pas do të shkojë në Puglia të Italisë, e prej aty në Venecia dhe në Siçili, për të përfunduar fazën e turneut “Fateh Al-Khair 4” për vitin 2019 në qytetin e Xhenovas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb