KOSOVE – Disa media kosovare kanë ngritur shqetësimin se autoritetet e kufirit të Shqipërisë janë duke i torturuar shqiptarët e Kosovës, të cilët janë nisur drejt Elbasanit për të ndjekur lojën e kombëtares me Armeninë.

Qytetarëtjanë ankuar se janë krijuar kolona në kufirin Kosovë – Shqipëri. “Po pësojmë tortura duke pritur”, janë shprehur ata.

Sot pritet që tifozë shqiptarë nga vendet e rajonit të mblidhen në Elbasan Arena për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Armeni. Ata madje kanë postuar edhe fotot para nisjes.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: