Pak ditë më parë, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç është takuar në Jug të vendit me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Lajmi konfirmohet nga mediat kroate, të cilat i bëjnë jehonë jahtit që Milanoviç ka përdorur në këtë udhëtim.

Sipas sajtit Vocentar.com, Zoran Milanoviç mbërriti në Shqipëri, përkatësisht në Himarë me anijen “Uchka”, një anije luftarake, ekskluzive e familjes presidenciale kroate.

Kjo anije, më herët është quajtur “Podgorka” dhe ishte anija ekskluzive e presidentit jugosllav, Josip Broz Tito.

Ky jaht është ndërtuar në vitin 1963 në Korcula dhe që atëherë në sallat e kësaj anije, presidenti jugosllav Tito ka pritur mysafirë dhe liderë, nga më të mëdhenjtë e historisë botërore. Përmendim këtu ish-presidentët egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anwar al-Sadat, dhe udhëheqësi libian Muammar al-Gaddafi, janë mirëpritur në “Podgorka”.

Përveç shtetarëve të fuqishëm, mysafirë kanë qënë edhe divat e Holliwood-it si Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren.

Por pas prishjes së Republikës Federale Jugosllave, jahti u mor nga Marina jugosllave në Kroaci. Që atëherë, ai është përdorur nga Presidentët kroatë. Përmendim këtu Franjo Tudjman, Ivo Josipovic dhe tani në fund, Zoran Milanoviç.

Salloni i anijes ka një qilim persian, nga më të shtrenjtët, ka katër kabina VIP, muret e të cilave janë të veshura me mëndafsh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb