Tashmë Meghan Markle mund të mburret me një titull të ri: sipërmarrëse në botën e startup-eve, shkruan vanityfair.it.

Revista prestigjioze ”Fortune” ka njoftuar se ajo ka investuar në ”Clever Blends”, një biznes i vogël i gjithi femëror.

Kompania, e cila është e vendosur në Montecito, Kaliforni dhe drejtohet edhe nga bashkëthemeluesja Hannah Mendoza, prodhon qumësht tërshëre dhe dhuron 1% të të ardhurave për organizatat që luftojnë për drejtësinë ushqimore në SHBA.

“Ky investim është në mbështetje të një sipërmarrjeje të pasionuar që favorizon krijimin e një komuniteti krahas biznesit të saj”, thuhet në deklaratën e Meghan.

Mendoza lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e dukeshës së Sussex.

”Pasioni i saj për atë që po krijojmë është i dukshëm dhe nuk mund ta imagjinoja një partneritet më të harmonizuar. Jam entuziaste për rrugën që do të ndjekim së bashku”, shtoi ajo.

Për të sponsorizuar sipërmarrjen e saj të re të biznesit, Meghan i dërgoi një shportë të mbushur me produkte ”Clever Blends” një nga grave më me ndikim të Amerikës: shoqen dhe fqinjën e saj, Oprah Winfrey, e cila menjëherë i tregoi ato në profilet e medieve sociale ku vetëm në Instagram ka më shumë se 19 milionë ndjekës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: