PRISHTINE

Një gjykatë që heton krimet e luftës në Kosovë kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës, ka paditur presidentin e shtetit të Kosovës Hashim Thaçi dhe 9 ish luftëtarë të tij për krime lufte. Kjo ndodh vetëm dy ditë përpara se Thaçi të shkojë në Uashington si përfaqësues i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Thaçi dhe ish luftëtarët e tij akuzohen për vrasje, krime kundër njerëzimit, kundër ndaj civilëve, tortura etj. Në një deklaratë nga një prokuror i dhomave të specializuara të Kosovës lëshuar të mërkurën thuhet se Hashim Thaçi dhe të tjerët të dyshuar ishin “përgjegjës penalisht për afro 100 vrasje”, raporton Guardian.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Akuza të tjera përfshijnë zhdukjen me forcë, persekutimin dhe torturimin. Më shumë se 10,000 njerëz u vranë gjatë luftës së pavarësisë dhe 1641 persona ende nuk janë gjetur. Konflikti ka përfunduar pas intervenimit të NATO-s. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e arritur më datë 17 shkurt 2008.

Edhe media të tjera të huaja prestigjoze kanë shkruar për faktin se Hashim Thaçi akuzohet nga Haga për krime lufte. Euroneës raporton se Thaçi akuzohet për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Akuzat ngrihen dy ditë para se Thaçi të vizitojë SHBA-të për negociata me Serbinë.  Me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të administratës së presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, pritej që presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti të takoheshin me përfaqësuesit e Serbisë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb