Florida duket se është shndërruar në një krye fushë-betejë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Mediat amerikane, kryesisht CNN por edhe gjigandi britanik mediatik BBC po i kushtojnë një vëmendje të veçantë shtetit ku Trump dhe Biden luftojnë thuajse ‘egërsisht’ me vota për të marrë 29 vota elektorale.

Gara është shumë e ngushtë në shtetin juglindor teksa Trump kryeson ndaj Biden edhe pse me një diferencë të ngushtë.

Në Florida janë numëruar mbi 80% e votave teksa Trump ka marrë 5 milion e 463 mijë ose 50.9% kundrejt Biden me 5 milion e 166 mijë ose 48.2%.

Duket se Florida do të jetë shteti kyç që do vendosë se për kë do shkojë fitorja, ndërkohë në shtetet e tjera situata sa vjen dhe po qartësohet. Me pikëpyetje mbeten vetëm Georgia, Pensilvania, Ohio dhe Karolina e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb