MAQEDONIA

Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva, për shkak të gjendjes shëndetësore ka kërkuar vazhdimisht trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet thonë se ajo do të trajtohet përfundimisht në klinikën “Zhan Mitrev”.

Avokatja e saj tha për median “Fokus’ se është pranuar kërkesa e klientes së saj për një trajtim të specializuar pasi gjendja e saj shëndetësore është raportuar si tejet e rëndë.

“Ka tension të lartë dhe anksiozë të përgjithshme, gjendja e saj është shumë e rëndë. Do të shohim më pas doktorët çfarë do të thonë”, thotë avokatja Frçkovska, e cila kishte kërkuar më parë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Janevën.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb