KOSOVE-Shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, raportojnë mediet e Serbisë, transmeton Zëri.info.

Ministri i Jashtëm i Liberisë, Gbezongar Milton Findlej i ka dorëzuar homologut të tij serb, Ivica Daçiç, tërheqjen e njohjes së Kosovës, siç thuhet derisa vazhdon dialogu mes Prishinës dhe Beogradit.

Në dokumentin e publikuar nga mediet serbe thuhet se Liberia e ka pranuar pavarësinë në kuadër të marrëveshjes që Beogradi nuk është i gatshëm të bisedoj për “krahinën jugore-Kosovën”.

Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 30 maj 2008.
auto_dokument1529503730
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb