Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ku janë arrestuar katër persona, është arrestuar edhe një nga udhëheqësit e tifo-grupit të klubit të Partizanit.

Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për Mario Roshiç, që është një nga katër të arrestuarit.
Policia e Kosovës ndërkohë ka konfirmuar se aksioni ka të bëjë me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, transmeton Gazeta Express.

Nedeljko Spasojevic, Dragisha Markovic, Marko Rosic dhe Sasa Curcic janë emrat e personave të arrestuar sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb