Gazetarë anembanë botës janë lokalizuar ditët e fundit në Ukrainë, për të raportuar luftimet. Në frontin ukrainas, rreshtohen shumë gazetarë perëndimor, ndërsa në krahun e rusëve, raportuesi është një kinez. I veshur me xhaketë dhe helmetë në kokë, gazetari Lu Yuguang qëndron në anë të rrugës teksa një tank rus avancon përpara.

“Unë jam në vijën e frontit në Mariupol,” thotë ai. Më pas ai interviston një ushtar rus i cili thotë se nuk është nervoz pasi ka “luftuar për tetë vjet”. Në një pamje tjetër, Lu flet me një grup ushtarësh rusë në pjesën e pasme të një automjeti ushtarak.
Lu, një reporter veteran i luftës për median kineze të lajmeve, Phoenix TV, është ndoshta i vetmi korrespondent i huaj i përfshirë me trupat ruse ndërsa ato vazhdojnë pushtimin brutal të Ukrainës.

Ai ka përcjellë disa lajme nga qytetet nën sulmin rus që nga fillimi i pushtimit pothuajse tre javë më parë, duke përfshirë edhe Mariupolin ku autoritetet lokale thonë se mijëra njerëz janë vrarë.
Lu duket se ka fituar akses ekskluziv në anën ruse të konfliktit. Në një raport më 2 mars, ai intervistoi udhëheqësin e republikës së vetëshpallur në Donetsk, Denis Pushilin.

Lu tha se milicia e Donetskut nuk mund të krahasohet me forcat ukrainase, “por me ndihmën e forcave ruse, milicia e Ukrainës Lindore ka çliruar 40 zona të banuara brenda vijës administrative. Fitorja vazhdon të zgjerohet”.

Lu është një gazetar i njohur në Kinë, në karrierën e tij ai ka raportuar nga Tencent, Sohu dhe Sina.
Raportet e tij nga Ukraina kanë përfshirë dezinformatat ruse si psh pretendimet e më shumë se 1000 njerëzve të mbajtur peng si mburoja njerëzore nga militantët ukrainas.

Sipas profileve në faqen e internetit të Phoenix TV dhe lajmeve të publikuara rreth Lu, korrespondenti është një ish-oficer i marinës në Ushtrinë Çlirimtare Popullore, i cili ka jetuar në Moskë për disa dekada dhe ka mbuluar ngjarje të tilla si luftën çeçene, ku thuhet se kishte mbrojtje ushtarake ruse.
Ai ka marrë çmime të shumta nga qeveria dhe ushtria ruse për raportimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: