Media ruse RT shkruan se kryeministri i “të ashtuquajturës” Republikë të Kosovës Ramush Haradinaj është një ushtar i Amerikës. RT nënvizon se Haradinaj merr urdhra nga Uashingtoni për të vepruar kundër Rusisë dhe Serbisë.

“Populli shqiptar kudo jeton është me Amerikën dhe me popullin amerikan. Në planin global, ne dhe Amerika jemi bashkë”, tha Haradinaj në një intervistë për median e Kosovës “Blic”, raportojnë mediat ruse.

  • foto galeri

Në shkrim më tutje thuhet se Haradinaj sot bën atë që i thonë në Uashington, se ai merr urdhra nga Amerika, ndërsa edhe taksën ndaj produkteve serbe, gazeta ruse thotë se është plan amerikan. RT në shkrim përmend të shkuarën e Haradinajt, duke thënë se ka qenë komandant i UÇK-së.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb