Mediat shtetërore ruse, kanë publikuar sot të dytin britanik të kapur nga forcat ruse.

Shaun Pinnerit, 48 vjeç, një ish pjesëtar i Ushtrisë Britanike, i cili pas nisjes së luftës në ukrainë, luftoi vullnetarisht kundër forcave ruse, u kap në Mariupol. Kanali shtetëror televiziv NTV tregoi pamjet video të 48 vjeçarit, ku tregonte se kishte shërbyer në brigadën e 36-të të marinës të Ukrainës e cila u dorëzua disa ditë më parë.

“Ishim në zonën industriale të Mariupolit. Është marrë një vendim për t’u larguar nga zona, por nuk mund të them saktësisht se ku. Filluam të lëviznim në orën katër të së martës. Të plagosurit i morëm me vete. Filluan sulmet me mortaja dhe artileri dhe pati panik. Njerëzit filluan të vrapojnë në drejtime të ndryshme. Komandanti im dukej se u zhduk. Ne ishim të braktisur. Nuk e di kush e ka marrë këtë vendim. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me të plagosurit që kanë mbetur pas apo me trupat e të vdekurve”, është shprehur Pinner, raportoi The Sunday Times

Duhet të përmendim se në videon e shpërndarë nuk dëgjohej zëri i ushtarit, por se fjala e tij ishte e titruar.

Shaun është i dyti britaniki i kapur nga forcat ruse. Aiden Aslin, një britanik që po luftonte me Pinner në Mariupol, u shfaqu i prangosur dhe i mavijosur në një klip të publikuar javën e kaluar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb