BEOGRAD- Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç u gjuajt me gurë nga një grup boshnjakësh të cilit bërtisnin “Allahu ekber”, shkruajnë mediat serbe.

Telegrafi serb shkruan se personat që e plagosen lehtë, duke e gjuajtur me gur, kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç, në ceremoninë përkujtimore për viktimat e Serbrenicës 20 vjet pas gjenocidit në Bosnje, brohorisnin thirrje fetare “Allahu ekber”, transmeton Express.

Sipas këtij portali serb, kjo është pohuar nga njëri prej zëdhënësve të Vuçiç. Ky i fundit, raportohet se aktualisht kryeministri po kthehet në Beograd, pas incidentit ku mbeti i lënduar në fytyrë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: