Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kosovës nga 1999 e vendosi Kosovën nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.

Kështu, në këtë organ dëgjohen rregullisht raportet tremujore mbi punën e UNMIK-ut dhe gjendjen në Kosovë.

Mirëpo, siç shkruajnë mediat serbe, kjo situatë mund të ndryshojë së shpejti. Kjo pasi që, siç thuhet Britania e Madhe merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dhe pikërisht ky vend, sipas mediave serbe, mund të jetë në gjendje të kërkojë që seancat mbi Kosovën të mos mbahen ose të jenë të mbyllura për publikun.

“Është koha që Këshilli i Sigurimit të takohet më rrallë lidhur me këtë çështje. Ne duhet të përqendrohemi në kërcënimet reale ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Kjo kategori nuk i përshtatet situatës në Kosovë”, citojnë mediat serbe Matthew Rycroft, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në OKB, raporton tg.

Thelbi i të gjitha kërkesave, sipas mediave serbe, duke cituar ish-diplomatin Zoran Milivojeviç, është që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar për të pranuar tezën se çështja e Kosovës është zgjidhur.

Në këtë drejtim ka reaguar edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. “Jam i sigurt se ai do të kërkojë për të shfuqizuar këtë seancë dhe ajo të kthehet në konsultime të mbyllura pa seancë formale të Sigurisë së Kosovës. Është e mundur për ta bërë këtë në votim për çështjet procedurale, që Rusia dhe Kina të mos vërë veton. Ne këtu nuk jemi të pranishëm”, citohet të ketë thënë Daçiç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb