Mediat serbe kanë shkruar në lidhje me arrestimin e 13 serbëve në veriun e Kosovës. Aksioni ka nisur rreth orës 06.10 minuta. Policia e Kosovës ka arrestuar persona të dyshuar për vrasjen e Ivanovi♪5 dhe të Enver Zymberit në vitin 2011.

Radio Televizioni i Serbisë raporton se shumë qytetarë serbë janë mbledhur në qendër të Mitrovicës, menjëherë pas aksionit të madh të policisë. Sirena policie dëgjohen kudop, ndërsa operacioni nuk ka mbaruar akoma. Shtypi në Prishtinë thotë se aksionië shtë i Policisë së Kosovës (PK) dhe Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) me urdhër të Gjykatës Komunale në Prishtinë për arrestimin e disa oficerëve të policisë dhe qytetarëve të dyshuar të grupit kriminal që dyshohen se kanë plagosur një pjesëtar të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

  • foto galeri

Bëhet me dije se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Veprimi është si pjesë e urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria Speciale  e Kosovës, pas investigimeve që janë kryer.

Deklarata thotë se “përkundër rezistencës së armatosur në veri të Mitrovicës, operacioni policor po vazhdon, madje janë sekuestruar armë e municione”. Më shumë detaje rreth veprimit do të jepen në një konferencë shtypi ku do të flasin përfaqësues të Prokurorisë, Policisë dhe IPK-së.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb