MAQEDONI

Ndërsa Maqedonia i ka bërë burgun gati, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, është arratisur drejt Hungarisë teksa ka kërkuar azil politik në Hungari.

Mediat serbe shkruajnë se Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme dhe ka arritur në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku është pranuar më pas në Ambasadën hungareze. Një variant me nota të theksuara spekuluese jepet edhe nga gazeta serbe “Politika”për të ngatërruar edhe Tiranën në këtë histori.

‘Nga mëngjesi i parë me anë të kompanisë Malev ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest. Ekuipazhi i avionit nuk e ka ditur se kush është udhëtari me kapelë në kokë dhe syze dielli të cilat nuk i ka hequr as në avion, shkruan e përditshmja serbe “Politika”, edhe pse nese do hulumtonte si duhej do zbulonte se “Malev” ka pushuar se funksionuari ne Shqiperi prej disa vitesh.

Lajmi i arratisjes së ish-kryeministrit, ka zënë faqet e para të mediave të rajonit por edhe më gjerë. Ndërkohë, opozita hungareze ka kërkuar me urgjencë dëbimin dhe largimin e ish-kryeministrit të  Maqedonisë. Nderkohe mesohet policia shqiptare eshte ne dijeni te ketij fakti dhe autoritetet shqiptare po verifikojnë vërtetësinë e lajmit të mediave serbe.

Ndërkohë, ‘News24’ pyeti pranë ambasadës hungareze lidhur me faktin nëse kishte informacione lidhur me këtë çështje. Por ambasada hungareze është përgjigjur se: “Nuk kemi koment për këtë çështje. Nuk komentojmë për çështje në proces e sipër”.
(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb