Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore i kanë paraqitur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Kështu së paku shkruan media serbe “Blic” sipas të cilit, plani është më i mirë për Serbinë sesa të gjitha ata të mëparshmit, por që ende nuk është i pranueshëm për Vuçiçin.

“Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë paraqitur parimet e tyre, por për ne nuk është mjaftueshëm i mirë”, citohet një burim i kësaj media, përcjell Telegrafi.

Media në fjalë shkruan se burimi në fjalë është i njohur me hollësitë e propozimit ka thënë se sipas planit në fjalë, Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë një statut, por nuk dihet se çfarë do të jetë statusi i tij.

Siç raportojnë më tej mediat serbe, Vuçiç nuk ishte i kënaqur me planin dhe se ai ende nuk i është përgjigjur propozuesve.

Po sipas tyre, propozimi gjendet në tryezën e presidentit serb që para kohës se ai të nisej për në Moskë dhe supozohet se Vuçiç foli për këtë edhe me presidentin rus Vladimir Putin dhe e informoi atë për qëndrimin e Serbisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb