Zëvendës/presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, gjatë vizitës në Beograd, në pritjen ceremoniale dhe parakalimin para Gardës Kombëtare, nuk e kishte parë fare flamurin serb. Ky “veprim” ka ngjallur reagime të shumta tek mediat serbe.

Udhëheqësit e protokollit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, në një deklaratë kanë thënë se është obligim që pas himnit, pas kalimit nëpër tapetin e kuq para Gardës, personalitetet duhet të ndalen para flamurit serb dhe të përkulin kokën.

Në rastin e Bidenit, ai vetëm ka kaluar, ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është ndalur për të respektuar këtë flamur, transmeton lajmi.net.

Në disa tituj të mediave serbe është shkruar se si Biden gjatë vizitës në Kosovë e ka bërë të kundërtën, pra e ka nderuar flamurin e Kosovës, duke e vënë dorën në zemër.

Por, në Aeroportin e Prishtinës, Garda ceremoniale FSK-së, mbante dy flamujt, atë të Kosovës dhe ShBA-së, gjë që nuk ka ndodhur në Serbi ku ndodhej vetëm flamuri serb.

Në sqarimet e protokollit për pritje të presidentëve të huaj në SHBA, thuhet se kur një lider i një shteti tjetër viziton Shtëpinë e Bardhë, aty vendosen edhe flamujt e dy shteteve.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb