Kosova është frika më e madhe e mediave serbe dhe çdo ngjarje botërore ose rajonale e lidhin me të. I tillë është rasti i presidentit të ri të SHBA-ve. Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-­ve, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, javën që vjen pritet të bisedojnë në telefon, ku Putin do ta urojë Trumpin për zgjedhjen e tij si president i SHBA-­ve.

Pas kësaj bisede pritet të bëhet edhe një plan për takimin i cili pritet të mbahet së shpejti, Trump-­Putin, i cili me gjasë do të ndodh në Evropë. Pas kësaj, kanë filluar të reagojnë edhe mediat e ndryshme.

Janë mediat serbe të cilat shkruajnë se presidenti turk, Erdogan, do t’i kërkojë atyre në takimin që do kenë që Kosova mos të preket si shtet i pavarur. Madje do të kërkojë nga Rusia që ta njohë atë në mënyrë që SHBA dhe Turqia ta njohin Krimenë si të pavarur, dhe ky do të ishte konsensusi më i mirë që do të mund të ndodhte në favor të Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb