KOSOVE-Gazeta serbe ‘Danas’ shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka ftuar kryeministrin serb. Thaçi e konsideroi zonën si “margaritarin e Ballkanit”. I pyetur nga mediat serbe për vizitën e djeshme në Brezovicë, ku shumica e banorëve janë serbe lokalë, Thaçi deklaroi se është koha për urat e bashkëpunimit e jo për muret e ndarjes.

“Duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë për zhvillim ekonomik dhe për vende të reja të punës. Ky është prioritet mbi prioritetet, e jo bërja e politikës dhe retorika ballkanike e nxitjes së luftërave, ka thënë ai për Danas.

Thaçi ka ftuar edhe kryeministrin serb Vuçiç që të vijë dhe të bëjë ski si turist në Brezovicë.

“Kur të forcohen themelet e urave të reja, do të jetë kënaqësia ime nëse kryeministri Vuçiç do të vijë për ski në Brezovicë dhe së bashku në këtë mënyrë t’i përçojmë mesazhet e paqes”- ka thënë Thaçi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: