Gazeta serbe “Blic” ka shkruar se 14 ushtarë gjithsej, mes tyre shumica të KFOR-it, por edhe shqiptarë, kanë shëtitur në veriun e Mitrovicës.

Sipas asaj që shkruan kjo e përditshme e Serbisë, parakalimi i ushtarëve shqiptarë “ka shkaktuar shqetësim në mesin e serbëve në veriun e Mitrovicës”. Ushtarët shqiptarë janë parë duke kaluar urën e Ibrit në orën 11.00, ndërsa kanë qëndruar në veri për më shumë se 1 orë.

  • foto galeri

“Në mesin e ushtarëve që parakaluan përmes qytetarëve kishte edhe shqiptarë. Ata duken qartazi që janë shqiptarë, për shkak të stemave. Madje, mbajnë edhe grada oficerësh. Deri tani një skenë e tillë nuk është vërejtur ndonjëherë. Prania e ushtarëve shqiptarë në veri të Mitrovicës ka shkaktuar shqetësim”, shkruan gazeta serbe.

Gazeta Blic raporton se në veriun e Mitrovicës llogaritet të jenë më shumë se 300 ushtarë të Shqipërisë.

 

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb