Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës, për të marrë pjesë në një takim të udhëheqësve të rajonit.

Në Tiranë, Vuçiç ka arritur në një situatë plot tensione, shkruajnë mediat e Serbisë. Për këtë situatë, ato përmendin protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, që u organizua atje, për shkak të pranisë së Vuçiçit dhe Millorad Dodikut të Republikës Srpska.

Gjithashtu, përmendin edhe postimin e Hashim Thaçit, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku presidenti i Kosovës foli për fshirjen e kufijve mes dy vendeve.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike”, ka thënë Thaçi, citojnë mediat serbe.

Ndaj kësaj deklarate të Thaçit ka reaguar shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i cili e ka quajtur atë “provokim të radhës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb