Pas pak pritet të mbërrijë edhe presidenti i Serbisë në veri të Mitrovicës, ndërsa media shtetërore serbe “provokon” që në titullin e raportit.

Në titullin e “B92” shkruhet se Presidenti Aleksandar Vuçiç do të shkojë në Kosovë për të mbrojtur flamurin e Serbisë.

Duke qëndruar tek kjo vizitë, media shtetërore jep të gjithë detajet e agjendës për sot dhe nesër.
Duke iu referuar vizitës, ajo shkruan se Kosova ishte e detyruar ta lejojë Vuçiçin, pasi sipas tyre, ka patur presione ndërkombëtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: