BARCELONA

Media e njohur spanjolle “El Pais” ka shkruar në lidhje me mafiozët ballkanikë, sesi ata pasi kryejnë krime shkojnë në Spanjë, mund ta përdorin territorin spanjoll për të zhvilluar veprimtarinë e tyre kriminale, por edhe për t’u fshehur nga policia.

Kjo media e njohur spanjolle jep rastin e Ljubomir Krivocapic, malezez, që u arrestua nga autoritetet spanjolle në Spanjë. Krivocapiç 28 vjeç ka qenë anëtar i një grupi kriminal nga qyteti i Kotorrit në Mal të Zi.

Rrjeti Evropian i Ekipeve të Kërkimit ENFASTe arrestoi Krivocapic, pasi ata morën një telefonatë nga oficerët serbë. Krivocapic ishte një truprojë për udhëheqësin e klanit të frikshëm kriminal “Skaljari”, një nga grupet më të rëndësishme mafioze nga Mali i Zi, dhe që ka kryer dhjetëra vrasje në të gjithë Europën.

Krivocapic akuzohet se ka vrarë një njeri në vitin 2016 në Dobrota, e cila është pjesë e komunës së Kotorit. Prania e tij në Spanjë dëshmon se në këtë shtet ka shumë ballkanas, të inkuadruar në grupe kriminale që fshihen në territorin spanjoll. Vlerësohet se anëtarët e më shumë se 100 grupeve kriminale nga Ballkani fshihen në Spanjë. Pjesëtarët e bandave janë nga Serbia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bosnja dhe Maqedonia. Qendra e Inteligjencës Spanjolle për Kundër Terrorizmit dhe Krimin e Organizuar ka publikuar këto të dhëna.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Costa del Sol është një rajon në jug të Spanjës, ku vlerësohet se bandat serbe po konkurrojnë me grupe holandeze dhe franceze-algjeriane për kontrollin e trafikut të drogës në zonë: ka të shtëna, rrëmbime dhe veprime të tjera të dhunshme”. Policia spanjolle thotë se edhe ngjarjet e rënda në rajon mund të lidhen me veprimin e bandave.

Policia shprehet se anëtarët e bandave nga Ballkani bëjnë një krim në territorin e shtetit të tyre, ndryshojnë emriin dhe shkojnë në Spanjë e kryejnë të tjera ngjarje me sfond kriminal. Kjo e bën të vështirë gjurmimin e tyre. Sipas policisë spanjolle, banditët e parë në Spanjë nga Ballkani shkuan në vitin 2001, e se të parët ishin shqiptarët, të specializuar kryesisht në vjedhje, të shtëpive luksoze e deri te vjedhja e makinave të futbollistëve. Ndërsa tashmë po zënë terren të madh banditët nga Serbia e Mali i Zi, që merren shumë me trafik kokaine.

Për Policinë Spanjolle, bandat serbe dhe ata malazeze janë inkuadruar në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe të armëve, gjë që i bën shumë të rrezikshëm. Madje, siç thonë burimet policore për gazetën spanjolle, në Brazil kanjë koloni serbe, e ku shumë pjesëtarë të saj merren me trafik droge, duke e dërguar në të gjithë botën, me ndërveprim me po serbët.

Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional deklaron se krimi serb është shumë i fuqishëm ndërkombëtarisht.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb