TIRANE

Përmes një postimi në facebook, kreu i PR, Fatmir Mediu shkruan se Samiti i Berlinit për fatin e keq nuk pati asnjë lajm të mirë për Shqipërinë.

“Qëndrimi i Merkel dhe Macron për të mos hapur negociatat është një lajm i keq për shqiptarët, por i pritshëm.”- shkruan Mediu ndërsa liston edhe dy arsyes që sipas ngarkojnë me përgjegjësi kryeministrin Edi Rama.

“Rama dhe politika e tij është antishqiptare dhe anti Europiane. Qëndrimi dhe veprimet e tij po e çojnë Shqipërinë drejt konfliktit politik dhe kaosit ekonomik. Europa është në luftë me korrupsioni dhe krimin e organizuar dhe jo bashkëpunëtorë me ta, siç është Rama.

“ Rama po ashtu dje mori dhe një mësim të mirë, se nuk mund të luajë me Interesat Kombëtare. Ai nuk mund ta përdorë Kosovën për avantazhe politike, duke shkatërruar integritetin e Kosovës, me marrëveshje me Vucic, si kumbar i ndryshimit të kufijeve dhe shkëmbimit të territoreve.” -përfundon Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb