GJERMANI- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe deputeti i PR-së, Agron Duka zhvilluan një vizitë në Gjermani ku u takuan me Përfaqësues të Bundestagut. Ata u priten nga Dr. Franz Jung Zv/Kryetari i koalicionit qeverisës, ish-Ministër i Mbrojtjes si dhe nga dy deputetët e CDU-së Johannes Selle dhe Volkamar Klein.

Në këto takime u fol për situatën politike në Shqipëri dhe mbështetjen që Gjermania i jep vendit tone në rrugën Europiane, e cila varet nga respektimi i Shtetit ligjor dhe lufta kundër krimit të organizuar. Ligjvënësit gjermanë mbështetën hapur opozitën për dekriminalizimin e parlamentit.

Duke vlerësuar situatën e rëndë në vend mbas denoncimit të deputetit socialist Tom Doshi, ligjvënësit gjermanë e vunë theksin në nevojën e një procesi transparent pa ndërhyrjen e qeverisë apo influencën e pushtetit. Ata theksuan se këto qëndrime ia shprehën dhe Z. Basha gjatë qëndrimit të tij në Gjermani. Po ashtu qëndrimi i Gjermanisë për rastin “Doshi” është bërë publik nga Gunther Krichbaum, anëtar i komitetit të çështjeve të Bashkimit Europian.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: