KOSOVE- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Mediu tha se dialogu me Serbinë duhet të finalizohet njohjen e pavarësisë se Kosovës. Sipas Mediut, ndërtimi i Ushtrisë Kosovës si një forcën e Armatosur që e ka të ardhmen në NATO është një hap i rëndësishëm në konsolidimin e Shtetit të pavarur të Kosovës.

“Dialogu me Serbinë duhet te finalizoje njohjen e pavarësisë se Kosovës dhe garantimin e integritetit te territorit dhe kufijve te Kosovës. Ndërtimi i një shteti demokratik funksional ne Kosove është parakusht për te ardhmen e saj, në partneritet me SHBA dhe BE duke shmangur çdo lloj ndërhyrje nga vende te tjera te cilat janë kundër te ardhmes Euro-Atlantike te Kosovës. Vizita ne fund shtatorit ne SHBA, Neë York dhe ËASHINGTON DC e Kryeministrit Haradinaj do i shërbeje këtij qëllimi dhe forcimit të marrëdhënieve me SHBA. Ndërtimi i Ushtrisë Kosovës si nje force e Armatosur qe e ka te ardhmen ne NATO është nje hap i rëndësishëm ne konsolidimin e Shtetit te pavarur te Kosovës”- ka thene Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: