Zbardhen detaje nga takimi që delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Mësohet se vëmendja kryesore në këtë asamble ishte rreth zhvillimeve në Ukrainë, agresioni Rus dhe pasojat që po krijon në Europë e më gjerë. Përfaqësues të lartë të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, shprehën qartë mbështetjen e Amerikës dhe NATO-s ndaj Ukrainës.

Asistent Sekretarja Donfried dhe drejtori i lartë i Pentagonit Winternitz, shprehën edhe njëherë qartë se jo vetëm Rusia, por edhe Kina, po kthehet në një kërcënim të ri. Në komentin dhe pyetjet e tij Mediu, si pjesëtari i delegacionit të Parlamentit shqiptar, të drejtuar nga znj Kodheli, theksoi se; vakumi i krijuar në Ballkan, ka krijuar mundësi për prezencë dhe influencë Ruse, por edhe Kineze, nëpërmjet iniciativës Road and Blet dhe 17+1.”.

Mediu ishte i ftuar në takimin e Forumit të Inteligjencës, të organizuar nga Kongresmeni Pittinger dhe Senatori Tom Tillis. Në këtë takim po ashtu u trajtuan qartësisht sfidat e sigurisë nga Rusia, Kina, Irani dhe të tjerë. Ish-këshilltari për sigurinë John Bolton, në përgjigje të pyetjes së Mediu, se ç’duhet të bëjë NATO dhe SHBA në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit mbi Shqipërinë, theksoi se; ka ardhur koha për shkak se sulmet kibernetike janë tashmë të mirëfillta të karakterit të sigurisë dhe sovranitetit, në kuadër të artikullit 5 të NATO-s, për mbrojtjen kolektive, të përcaktohet me qartë se kush quhet akt lufte.

Senatori Tillis vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit dhe njëkohësisht deklaroi mbështetjen e Senatit ndaj Shqipërisë në këtë përballje.

Në diskutim me Senatorin Tillis, Senatorin, Inhofe, Cornyn, shefat e stafit të Senatorit Rubio dhe Menendez, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kongresmenët Sessions dhe Aderholt, u ra dakord që rreth fundit të Janarit, në bashkëpunim me Mediun, të organizojnë një forum sigurie, me pjesëmarrje të deputetëve nga Europa Juglindore për influencat e Rusisë dhe Kinës, por njëkohësisht dhe sfidat për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në rajonin e Ballkanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: