TIRANE

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një takim të nivelit të lartë në Parlamentin Europian në Bruksel ka shprehur nevojën e spastrimit të sistemit të Drejtësisë nga korrupsioni. Mediu tha se është më mirë të jetosh në një kohë pa gjykata, sesa me gjyqtarë të të korruptuar.  Kreu i PR u shpreh se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të opozitës dhe se për ta, Rama ka marrë gjithë pushtetin.

“Më mirë mire një kohë pa gjykata se me gjyqtar të korruptuar është e pavend, sepse si opozite mund te themi me mire pa qeveri sesa me qeveri Te korruptuar Europa është ndërtuar mbi respektimin e Kushtetutës, parimit Check and Balance. Dhe ekzistenca dhe funksionimi i gjyqësorit është thelbësor për qeverisjen e drejte dhe te drejtat e qytetareve. Me shume se nje vit jemi pa gjykate kushtetuese dhe gjithë pushtetin e ka kryeministri Po ashtu gjykata e larte ka mbi 28mije çështje te pashqyrtuara te cilat rëndojnë te drejtat e qytetareve për vite me radhe dhe shtojnë abuzimet dhe korrupsionin e qeverise”, u shpreh ai.

Mediu tha se pas miratimit të reformës në Drejtësi është shkelur ndjeshëm Kushtetuta me ligjet që janë miratuar.  Ai shtoi se vendi ka probleme të mëdha me zgjedhjet, ku sipas tij grupet kriminale në bashkëpunim me qeverisjen po blejnë votat.

“Shqipëria ka probleme te mëdha me zgjedhjet. Skemi zgjedhje te lira dhe te ndershme. OSBE/ODHIR në raportin për zgjedhjet ka theksuar blerjen masive te zgjedhjeve. Hetimet e grupeve kriminale kane provuar përgjime te grupeve kriminale me përfaqësues te qeverise për blerje masive te votave. Kemi nevoje për mbështetjen e BE për t’i dhënë fund vjedhjes se votave dhe vendosjen para drejtësie te politikaneve qe cenojnë zgjedhjet e lira dhe te ndershme Se Treti: Prona private e ligjshme ne Shqipëri nuk respektohet, nuk respektohen vendimet e Gjykatës se Strasburgut Tensioni i krijuar nga qeveria nen pretekstin e investimeve duke shkelur Te drejtat e pronës, biznesit dhe jetës se qytetareve si është rasti i Unazës se Tiranës është i papranueshëm”, ka shtuar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb