Kryetari i Partisë Republiken, Fatmir Mediu ka marrë pjesë në forumin e IDU Washington DC. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mediu thotë se ka biseduar me Kryetarin e IDU, ish kryeministri i Kanadasë Stephen Harper, kryeministrin e Australisë Scott Morison, ish kryeministren Britanike Liz Trust, Lideren e re të Konservatorëve Britanik Kemi Badenoch, mikun tim të vecantë Lordin Michael Ashcroft, kancelarin Austriak Sebastian Kurz.
“Shumë panele me personalitete të politikës botërore si dhe të politikës Amerikane diskutuan për cështje të gjeopolitikës, ekonomisë dhe sigurisë. Kina, Rusia, Irani, Ukraina, Lindja e mesme, Izraeli, Palestina dhe Hezbullah etj, në fokusin dhe mendimin e këtyre politikanëve të rëndësishëm botëror”, shkruan Mediu ne rrjetet sociale.
Postimi
🔹IDU Forum Washington DC
🔹Gjatë forumit të IDU në Washington DC ishte kënaqësi të bisedoja me Kryetarin e IDU ish kryeministri i Kanadasë Stephen Harper, kryeministrin e Australisë Scott Morison, ish kryeministren Britanike Liz Trust, Lideren e re të Konservatorëve Britanik Kemi Badenoch, mikun tim të vecantë Lordin Michael Ashcroft, kancelarin Austriak Sebastian Kurz etj
🔹Shumë panele me personalitete të politikës botërore si dhe të politikës Amerikane diskutuan për cështje të gjeopolitikës, ekonomisë dhe sigurisë. Kina, Rusia, Irani, Ukraina, Lindja e mesme, Izraeli, Palestina dhe Hezbullah etj, në fokusin dhe mendimin e këtyre politikanëve të rëndësishëm botëror
🔹Vec qëndrimeve dhe mendimeve të tyre në panele është një eksperiencë e veçantë takimi dhe biseda personale me ta.