Kreu i LZHK Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 ka folur për akuzua e SPAK ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Shehu u shpreh se SPAK do të kishte bërë më mirë që të vazhdonte hetimet në lidhje me inceneratorët dhe dosjet e vjetra në mënyrë që të fitonte më shumë besueshmëri. Në lidhje me drejtësinë, Shehi u shpreh se politika i ka bërë përherë presion, teksa ka shytuar se kryeministri Rama është shprehur se prokuroria e Posaçme ka prerë përherë majtas, por në fakt jo.

 

Pjesë nga biseda:

Shehi: Besoj se do i ketë bërë gjërat sipas ligjit, por s’marr përsipër të marr përsipër punën e dikujt tjetër. E mira do ishte të kishte mbyllur dosjet e inceneratorët, pastaj të vazhdonte. Pasi të kishin mbaruar punë për ta bërë më të besueshme, të vazhdonin me punë t e vjetra. Por nëse humbasin besueshmërinë.

Mediu sot s’ka më sot imunitet. Sot gjykatësit i kanë duart e lira dhe mund të bëjnë ç’të duan. Nuk është se i pengon kjo punë, por ajo nga politika. Politika i ka bërë përherë presion. Janë dënuar përherë këta nga poshtë.

Rama është shprehur se SPAK ka përë përherë mataj. Kë ka prerë SPAK majtas? 4 miliardë mungojnë që nga marrja në pushtet. Mund të kenë lëpirë ndonjë kockë dhe ata të opozitës. Po ata janë po ta shohësh, oligarkët. Ky është bërë një sistem që detyra është ta çlirojmë nga ky lloj sistemi. Ideja që kjo punë zgjidhet më një gjyq, SPAK, është e gabuar. Kjo zgjidhet kur shumica e shqiptarëve bashkohen për të ndryshuar gjërat pavarësisht se ku punojnë.

Karapanço: Sa optimist jeni për këtë?

Shehi: Unë mendoj  se e mira ka shpresë se dhe një ditë do të edukohen dhe zhvillohen si evropianët. I ftoj të mos dorëzohen. Rama ka praktikuar që jemi të gjithë të kqinj, po iku ai do vijë e keqja e madhe, ka thënë ai. Duket si leksion katikizmi por njerëzit kanë nevojë për të vërteten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb