Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se nuk ishte pro politikës përjashtuese.

Në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Mediu theksoi se është shumë e rëndësishme që partia të ketë platformën qeverisëse dhe taktikën elektorale dhe politike.

“Është shumë e rëndësishme të kemi platformën qeverisëse dhe me pas taktikën elektorale dhe politike. Partitë e vogla kanë pasur rolin e vet. Nuk është se i kanë marrë partive të mëdha, por i kanë dhënë. Idetë në një grupim të djathtë konservator, fillojnë dhe zhbëhen kur ke përballë një kundërshtar. Sot nuk ja vajtur PR tek PD për çështjen e pronave, por ka ardhur PD. Ky është një nga problemet më serioze të vendit. Në 2015 kemi pasur një koalicion me PD. 50 % e listës së PR në atë kohë, ishin të PD-së. Ishin deputet që u rreshtuan nga krahu i PD. Në 2013 PR ka pasur 1 deputet në 18 mijë vota. Pjesa tjetër e votave i kanë shkuar PD për të fituar mandate. Është me rëndësi që ne të kemi qëllimin me platformën politike. LSI ka të drejtë që thotë; s’mund të humbas identitetin tim politik.”, pohoi Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb