Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet në Rumani ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin e këtij vendi, Nicolae Ciucă.

Me anë të një postimi në Facebook, Mediu shprehet se e falënderoi Ciucă për mbështetjen e antarësimit të Shqipërisë në NATO sidomos në Samitin e Bukureshtit në 2008 si dhe rrugën Europiane të vendit tonë.

C6f929b9 52f1 4e0d 943c Cafdb8911a90
C6f929b9 52f1 4e0d 943c Cafdb8911a90

Gjithashtu kreu i PR i ka bërë të ditur aleatit të tij se është e nevojshme përfshirja e Shqipërisë dhe vendeve jo Europiane të Ballkanit në Iniciativën e 3 deteve.

“Në Bukuresht me Kryeminsitrin e Rumanisë z Nicolae Ciucă. Në takim ishim së bashku me kolegë nga Kongresi Amerikan Bob McWeen, Deputeti Britanik Mark Pritchard, President Emritus i OSCE PA George Tsereteli dhe mikun dhe bashkë-organizuesin e SEE Gathering në parlamentin Rumun depuetin Rumun, z. Ben Oni Ardelean.

Rumania ka një rol të veçantë në shumë aspekte si vend i NATO dhe BE në përballjen e agresionit Rus në Ukrainë si dhe në situatat e reja gjeopolitike. Samiti i NATOs në Madrid duhet të konsideroj situatën në Ukrainë por edhe ndikimin e Kinës në Europë”, shkruan Mediu në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb