Partia Republikane zhvilloi një takim elektoral në Kamëz. “Vota për Partinë Republikane, votat për NR 4 duhet të jenë dhe vota për kandidatin e opozitës Arjan Hoxha.

Kjo ishte thirrja e këshilltarëve Republikane të cilët janë në garë me njëri-tjetrin. Kandidati i opozitës, Arjan Hoxha deklaroi se në Kamëz është e padiskutueshme fitorja “Më shumë se Kamza nuk e vuan askush këtë regjim, këtë diskriminim, këtë trajtim të pabarabartë, si në shpërndarjen e parave të tërmetit, të përmbytjeve, në legalizime, në urbanizim, në infrastrukturë, në arsim, në shëndetësi, në çdo fushë të aktivitetit jetësor në këtë qytet.”, tha ai.

Ndërkohë, Mediu në fjalën e tij Mediu vlerësoj banorët e Kamzës që kanë mbështetur të djathtën. “Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të jem në Kamëz, e cila në një lloj mënyre është ajo Shqipëria e vogël, e cila lidh së bashku, madhështinë e Bjeshkëve të Tropojës, trimërinë e Kukësit, mençurinë e Dibranëve dhe të gjitha trevave shqiptare, bujarinë shqiptare, respektin dhe vlerat njerëzore, të cilat ju i mëshironi më së miri.

Kjo është ora juaj, është ora e shqiptarëve, të cilët nuk pranojnë poshtërimin dhe përbuzjen, është ora jonë për t`u ngritur dhe për të luftuar të gjithë së bashku, për atë që kemi më të shenjtë, fëmijët tanë, prindërit tanë, familjen tonë, Shqipërinë. Është momenti që të tregojmë që ne nuk mundet të shikohemi si njerëz të dorës së dytë. Prandaj kam bindjen që Arjani në krye të Bashkisë, nuk do të jetë siç e quajmë ne “qytetari i parë”, por do të jetë shërbëtori i parë i Kamzës, për t’i shërbyer nevojave dhe interesave tuaja.

Të dashur miq!

Ne nuk jemi pronarë të pushtetit, ne nuk jemi pronarë të jetës suaj, ne nuk jemi pronarë të taksave tuaja. Ju na keni zgjedhur për t`ju përfaqësuar ju, për t`i përdorur këto taksa ne shërbim të zhvillimit tonë ekonomik, në shërbim të familjeve tuaja, dhe një njeri i cili sillet me taksat tuaja, me pushtetin dhe me ligjin sikur të jetë pronar, duhet të largohet sa më parë, përndryshe do të jetë një kalvar i rëndë, në kurrizin tonë, në pamundësinë tonë për të ndërtuar jetën dhe lumturinë në Shqipëri.
Prandaj ka ardhur koha që ju duhet të jeni në ballë të qëndresës sonë, në krah të Arjanit, në krah të Partisë Republikane, për të fituar në datën 14.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Fitore dhe suksese!”, tha Mediu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: