Fatmir Mediu i Partisë Republikane ka zhvilluar një takim me Senatorë, Kongresmenë Amerikanë de të deputetë Europian të të rinjve.

Një bashkëbisedim i jashtëzakonshëm që zgjati më shumë se dy orë, për Familjen, Besimin dhe Lirinë, i qindra të rinjve Republikan me Senatorë dhe Kongresmenë Amerikanë, Deputetë Britanik, Gjerman, Austriak dhe parlamentit Europian

Miqtë nga Amerika dhe Europa vunë në dukje se besimi I jep një raport dhe kuptim të qartë rolit tonë si politikanë, vlerësimit të të drejtave dhe lirisë, na bën njerëz dhe kombe më të mira.

Madhështia e Amerikës dhe Europës është e lidhur qartësisht me ndërtimin e shoqërive që respektojnë Besimin, dhe kanë përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe ligjet e tyre se asnjë politikan dhe pushtetar nuk qëndron mbi lirinë, jetën dhe mundësinë për të ndërtuar lumturinë që na ka dhënë Zoti dhe kjo është në themel të pavarësisë dhe kushtetutshmërisë sonë

Në fjalën e tij Mediu pasi falënderoj miqtë e pranishëm ju drejtua të rinjve se ata duhet të jenë forca që duhet të ndryshojë politikën dhe vendin ashtu siç bën studentët në dhjetor të 1990.

Misioni ynë është të ndërtojmë të mirën përballë së keqes, të ndërtojmë dashurinë përballë urrejtjes, të ndërtojmë respektin përballë përbuzjes.

Këto janë rrugët për të ndërtuar një shoqëri e cila ecën përpara.

Ne sot kemi një mision kundër së keqes. Kemi një pushtet i cili po shpopullon Shqipërinë, po e shpopullon prej jush, njerëzve të rinj, njerëzve të mençur dhe të ditur, të cilët duan një jetë ndryshe, po shkatërron të ardhmen e familjeve tona, po shkatërron të ardhmen tonë si komb.

Prandaj ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të tejkaluar thjesht dhe vetëm politikën, për të besuar tek vetja, për të besuar që Zoti na ka falur jetën, lirinë dhe mundësinë për të ndërtuar lumturinë, dhe ne kështu, duke besuar në këto principe, do të ecim të gjithë së bashku.

Prandaj ju ftoj ju që deri më 14 maj të mos pushojmë, por mesazhin e mundësisë që na është dhënë nëpërmjet lirisë, mesazhin e asaj që na e ka dhënë si të drejtë Zoti, ne duhet ta kthejmë në duart e shqiptarëve të lirë, ashtu sic filluam ne vitet 1990.

Te mos pranojmë të rikthehemi në rrugën e errësirës, ku na u ndalua besimi, liria dhe e drejta.

Të mos pranojmë që njerëz që kanë pushtet sot të sillen me ne dhe me taksat tona, sikur janë pronarë të asaj që ne paguajmë dhe asaj cka është jeta jonë.

Prandaj më shumë se kushdo tjetër, rinia është kualitet, rinia është qëllim në vetvete për të bërë më të mirën.

Mos jeto me zhurmën dhe dogmën e të tjerëve. Beso tek vetja jote, tek zemra jote, sepse ajo nuk gabon.

Prandaj le të bashkohemi ne që të gjithë, të shkelmojmë të keqen dhe të ligën, të tregojmë që dimë dhe duhet të ndërtojmë.

Le të bashkohemi ne me bindjen që atë që i ka falur Zoti këtij vendi, si asnjë vendi tjetër, ne duhet ta kthejmë në mundësi, oportunitet, për çdo shqiptar të lirë, për të ndërtuar Shqipërinë europiane dhe për të qenë shqiptarë europianë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: