MOSKË- Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së janë aktualisht më të tensionuarat që nga koha e liderit sovjetik të Partisë Komuniste, Leonid Brezhnjev, por ekziston gjithmonë një mundësi për t’i përmirësuar ato, deklaroi kryeministri rus, Dmitri Medvedev gjatë një interviste televizive.

“Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në pikën e tyre më kritike dhe mua më kujtohen ende takimet e zhvilluara midis Brezhnjevit dhe presidentëve të ndryshëm amerikanë dhe për këtë më vjen vërtet keq”, tha kryeministri rus, Medvedev, raporton ata.

“Ne besojmë se një numër i madh politikanësh amerikanë janë përpjekur t’i zgjidhin problemet e tyre mbi kurrizin tonë duke patur një ndikim ndaj presidentit aktual, Donald Trump dhe luajtur të njëjtën kartë ruse”, deklaroi Medvedev.

“Kjo është një gjë e rrallë, nuk mbahet mend sa kohë ka që marrëdhëniet midis dy vendeve të kenë funksionuar si tani, ndoshta që prej viteve 1950”, shtoi Medvedev.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: