Në pritje për të kuptuar se si do të vijoj tratativa që dërgon Lautaro Martinez tek Barcelona, Inter ka filluar të lëviz për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm të argjentinasit. Në tavolinën e Beppe Marotta, sipas “La Gazzetta dello Sport”, janë katër emra të rëndësishëm, katër lojtarë që do të bënin të lumtur Antonio Conten.

La Gazzetta
La Gazzetta

Emri i parë në listë, preferenca e parë është Timo Werner, i gatshëm të largohet nga Laipzig në fund të sezonit. Problemi i vetëm në këtë pikë është konkurrenca e Liverpool, Jurgen Klopp gjithashtu e kërkon prej kohësh sulmuesin gjerman. Opsioni i dytë është Anthony Martial, i përfshirë edhe më herët në negociata me Inter, në kohën kur flitej për një kalim të mundshëm të Perisic në “Old Traford”.

Jovic
Jovic

Luka Jovic është gjithashtu një opsion konkret. Sulmuesi serb nuk bën më pjesë në planet e Realit, sipas të gjithë gjasave, në fund të këtij sezoni do të largohet nga Madridi. Emri i fundit por jo më pak i rëndësishëm është ai i Pierre-Emerick Aubameyang. I gjithë ky diskutim, të gjitha këta emra mund të bëhen nul nëse Martinez refuzon ofertën e Barcelonës dhe Messit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb