Megan Fox ka qenë e ftuar tek Jimmy Kimmel Live, por pamja e saj ka hedhur disa dyshime për disa ndryshime në fytyrë.

Sy të akullt, buzë të kuqe dhe mishtore, flokë të zinj të lëshuar. Megan Fox dukej shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim gjithmonë.

Në maj ajo do festojë 30 vjetorin, por pavarësisht moshës së saj të re ajo ka një karrierë shumë të pasur kinematografike.

Në një intervistë disa kohë më parë ajo kishte thënë që 30 vjeç duhet të ndjehesh i vjetër dhe ndoshta për këtë arsye ajo ka vendosur të freskojë pak pamjen e saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: