Gjithnjë e më shumë detaje po dalin në dritë orët e fundit në lidhje me marrëdhënien e turbullt mes Megan Fox dhe Machine Gun Kelly. Ndërsa thashethemet e ndarjes rrotullohen rreth çiftit, një burim i thotë ET se ata “patën një debat të ashpër përpara paraqitjes së tij në ngjarjen Sports Illustrated të shtunën në mbrëmje”.

Një tjetër burim thotë për People: “Ata nuk e kanë anuluar zyrtarisht fejesën, por Meghan ka hequr unazën. Ata kanë pasur probleme në të kaluarën, por gjërat duket se janë mjaft serioze këtë herë”.

“Meghan dhe MGK kanë një marrëdhënie pasionante të mbushur me shumë emocione të forta, të mira dhe të këqija, por pas këtij sherri, Meghan u mërzit shumë”, thotë burimi. “Ajo fillimisht do të vinte me MGK në ngjarje dhe kishte përgatitur një veshje, por në minutën e fundit ajo u tërhoq.”

Sipas të njëjtit burim, sherri ka ndikuar në pamjen e MGK-së.

  • foto galeri

“MGK nuk ishte në humor për të dalë pas kësaj. Ai nuk ishte atje dhe kur grupi i tij mbajti shfaqjen. Nuk ishte një performancë e zakonshme nga MGK ose ajo që njerëzit presin prej tij. Mikrofoni i tij u rrëzua teksa po performonte “Bloody Valentine” dhe dukej i mërzitur para se dikush të vinte për ta zëvendësuar.”

Pas paraqitjes së tij MGK u largua vetëm. “Zakonisht pas një koncerti, është e zakonshme që MGK dhe Megan të dalin me grupin, por të shtunën mbrëma, ai ishte vetëm”, thotë burimi.

Pas koncertit, i njëjti burim thotë se MGK dhe grupi i tij u shfaqën në një lokal.

“Ai dukej se ishte pak më mirë, por ishte ende i humbur. Anëtarët e grupit të tij po qeshnin dhe po përpiqeshin të silleshin normalisht”.

Si filluan thashethemet e ndarjes

Spekulimet rreth ndarjes së çiftit filluan kur Megan Fox postoi tekste të fshehta në Instagram. Në të njëjtën kohë, fansat zbuluan se aktorja 36-vjeçare nuk po e ndjek më të fejuarin e saj në platformë dhe ka fshirë fotot e tij nga llogaria e saj.

“Meghan dhe Machine Gun Kelly kanë një marrëdhënie shumë intensive me shumë ulje-ngritje. Fox-it i pëlqen të trollojë fansat e saj për të tërhequr vëmendjen.”

Çifti, i cili u fejua në janar 2022, bëri paraqitjen më të fundit së bashku në ndarjen e çmimeve Grammy 2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: