Megan Fox është bërë nënë për herë të tretë. Artistja, ka sjellë një jetë një tjetër djalë. I vogli, Journey River Green, duket se ka lindur në 4 gusht, por lajmi është bërë publik në orët e fundit.

Babai është Brian Austin Green, me të cilin artistja seksi ishte ndarë pikërisht vitin e kaluar. Kjo fjongo e kaltër duket se ka ndryshuar shumë gjëra.

Gjithçka dukej se po shkonte drejt divorcit, duke marrë parasysh që Megan dhe Brian jetonin të ndarë prej një viti.

Më pas lajmi i shtatzënisë së tretë dhe duket se mes dy artistëve është rikthyer pasioni dhe dashuria, me të cilin kanë pritur së bashku ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: