Megan Fox mund të mos kujtojë shumë nga Golden Globe Awards 2009, por ajo di që “u gjend në shumë telashe” për gjërat që tha në tapetin e kuq në gjendje të dehur.
Aktorja e famshme kujtoi në “Who What Wear” se çfarë ndodhi atë natë.

“Në Golden Globes gjithmonë vendosin shishe gjigande me shampanjë në tryezë”, tha Fox. “Atë natë piva shumë gota.”

Por tani Megan Fox nuk pi më alkool dhe arsyeja lidhet përkisht me gjërat që tha në tapetin e kuq.

“Thashë gjëra që nuk duhej. Dhe tani nuk pi më për këtë arsye. Hyra në telashe të mëdha pas atyre që thashë. Nuk e mbaj mend pse, por di që e bëra.”

Në video e publikuar nga TMZ, aktorja përdori terma ofendues ndaj transgjinorëve dhe u shpreh se ndihej e pasigurt.

“Tani po më vjen të vjell. Jam e tmerruar që jam këtu, e turpëruar dhe e frikësuar,”- tha ajo gjatë intervistës për gazetaren Giuliana Rancic.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kur u pyet për Brian Austin Green, i cili ishte i fejuari i saj në atë kohë, Fox tha se ai nuk donte që ta shoqëronte në eventin e ndarjes së çmimeve.

“Nuk dëshiron të jetë këtu. S’dëshironte të më shoqëronte. Ai është burrë, ka ego. Nuk po më shikon në këtë moment se po merret me muzikë. S’mendoj se i intereson”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

Megan Fox bëri kërkesë për divorc nga Green pas 10 vitesh martesë në nëntor 2020, disa ditë pasi bëri debutimin e saj në tapetin e kuq me të dashurin Machine Gun Kelly në American Music Awards.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: