Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri, akuzoi qeverinë nga foltorja e Kuvendit se ka nisur sërish mashtrimet ndaj qytetarëve për të marrë votën e tyre më 25 prill.

Deputetja deklaroi se qeveria nuk bëri asgjë për qytetarët e për biznesin e vogël, ndërsa tani që po nuhasin erën e humbjes, bëjnë si babaxhanë dhe zerojnë taksat.

“Filloi propaganda juaj e mashtrimit për vota, por si do e gënjeni ju populloni, që po e ssyrgjynosni nga sytë këmbët. Vazhdoni të mashtroni me pretime të pambajtura dhe tani që u afruan zgjedhjet dhe po nuhasni erën e humbjes, ju leverdis të gënjeni. Tani na dolët babaxhanë e po zeroni taksa, ju që i morët frymën biznesit.

Çfarë bëtë ju, kur pandemia uli qepenat e bizneseve të vogla? Në fakt kishit një skenë shumë fitimprurëse për oligarkët tuaj dhe varfërimin e shqiptarëve. Megaoligarkët tuaj hanë në lugë të florinjtë, ndërsa ju bëni sikur hiqni taksat për bizneset. Kjo që po bëni ju është hipokrizi për joshje për vota”, tha Dhimitri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb