Ka përfunduar faza e katërt e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh, nga strukturat operacionale të DVP Shkodër dhe të komisariateve të Policisë Shkodër dhe Vau i Dejës.

Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 90 forca policore dhe 6 dronë, ndërsa nga kontrollet u gjetën dhe u asgjësuan në total 1030 bimë narkotike cannabis sativa.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 830 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Sumë, njësia adminstrative Pult.

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan edhe 200 bimë narkotike cannabis sativa të tjera, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Vjerdhë, Vau i Dejës.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb