Zbardhen detaje nga dosja hetimore në lidhje me operacionin antidrogë që u finalizua falë bashkëpunimit të Antimafias Italiane dhe Policisë Shqiptare, për të cilin SPAK lëshoi 21 urdhërarreste. Kujtojmë se nga këto arrestime janë ekzekutuar 15 masa.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen e plotë hetimore, ku tregohet se si funksiononte dhe organizonte grupi kriminal i shqiptarëve dhe shtetasve të huaj, për të organizuar trafikun.

Kështu, në dosje përcaktohet se në banesën e Alfred Lulit u gjetën dhe sekuestruar 5 fletore dhe fletë të shkruara me dorë, me numra, sasi dhe emra e llogari të aktivitetit të shitjes së drogës. Nga ekzaminimi i këtij dokumentacioni u konstatua se bëhej fjalë për një kontabilitet të pjesshëm që lidhej me periudhën korrik 2015-2017. Në to shihet se përdorej gjuhë e koduar me simbole dhe fjalë që tregonin sasitë dhe llojin e lëndës narkotike.

Konkretisht, simboli S tregon për lëndën narkotike të llojit marijuanë me origjinë nga Spanja, ndërsa simboli A tregon për lëndën narkotike të llojit marijuanë nga Shqipëria. Po ashtu simboli H, flet për substancë narkotike e llojit kokainë, ndërsa fjala ‘tym’ ose ‘çokollatë’, flet për hashashin. Ndër të tjera, në kodin e përdorur nga ky grup kriminal ishte dhe fjala ‘copë’ që përdoret për të treguar 1 gramë, ndërsa fjala ‘pako’ përdoret për të treguar 1 kg. Mes të tjerash në dosje përcaktohet se fjala ‘lek’, monedhë shqiptare për të treguar monedhën në euro, ndërsa fjala “Mushka” përdoret për të treguar korrierin e ngarkuar për transportin e drogës ose parave.

 

NJOFTIMI I SPAK
1. Ekzekutimin e vendimit dhe Caktimin e masës se sigurimit “arrest ne burg”  ndaj shtetasit Braniol Liço alias Branjol Liço alias Branjol Ago, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.
veprave nga grupi i strukturuar kriminal’.

2) Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” , ndaj shtetasit Gernard Beu alias Gernard Lico alias Gernard Ago, si i dyshuar pêr verat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Grupi i strukturuar kriminal’, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

3) Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg, ndaj shtetasit Emirjan Beu, banues në Durres, si i dyshuar per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e markotikëve”.

4) Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” ndaj shtetasit Dorian Beu, banues në Durrès, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotik&ve”.

5) Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” ndaj shtetasit Syrian Tola, banues në Durrès, si i dyshuar pèr veprat penale “Prodhimi dhe shitia e narkotikève”.

6) Caktimin e masês se sigurimit “arrest ne burg’ ndaj shtetasit Igli Lala alias Oltion Lala, banues ne Durres, si i dyshuar pèr veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

8) Caktimin e masës se sigurimit “arrest ne burg”, ndaj shtetasit Florid Vukaj, banues nè Malêsi e Madhe, si i dyshuar pèr veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikève”.

9) Caktimin e mases se sigurimit “arrest me burg”, ndaj shtetasit Giergi Zefi, banues ne Durres, si i dyshuar per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

10) Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” ndaj shtetasit Renato Zefi, i biri i Gon,banues ne Durrës, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

11) Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg” ndaj shtetasit Rexhep Dallupi, i biri i Tomorr,banues në Peqin, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

12) Caktimin & mases st sigurimit “arrest nie burg”ndaj shtetasit Alfred Luli, i biri i Dod, banues në Tiranë, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkorikeve”.

13) Caktimin e mases st sigurimit “arrest ne burg”, ndaj shtetasit Giergji Luli, banues në Tiranë, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikève”, si dhe ndaj shtetasit Samir Prenga, banues në Tiranë, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

15) Caktimin e masës se sigurimit “arrest ne burg” ndaj shtetasit Lorik Prengaj alias Fabio Prenga, banues ne Tirane, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikève”.

16) Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” ndaj shtetasit Francesko Ceçi alias Francesko Ceci, banues ne Durrës, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

17) Caktimin e masës se sigurimit “arrest ne burg” ndaj shtetasit Ilir Duro, banues ne Tirane, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

18) Caktimin e masës se sigurimit “arrest ne burg” ndaj shtetasit Lulzim Selimi, banues ne Durrës, si i dyshuar per veprat penale “Prodhimi dhe shitia e narkorikeve”.

19) Caktimin e masës se sigurimit “arrest ne burg”‘ ndaj shtetasit Dhimiter Nina, i biti i Marko, banues në Durrës, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

20) Caktimin e masës se sigurimit “arrest ne burg”  ndaj shtetasit Eledjo Dedej, banues në Durrës, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

21) Caktimin e masës se sigurimit “arrest shtëpie”,ndaj shtetasit Enkeleda Bakalli, banuese ne Shijak, si e dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb