Gjithçka duket se ka qenë e mirëmenduar nga bandat e krimit të organizuar, që u demaskuan sot nga dëshmia tronditëse e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamje nga sendet e paligjshme të sekuestruara sot në kuadër të një megaoperacionit për goditjen e 8 grupeve kriminale, 4 në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Siç shihet në foto, policia gjatë kontrolleve të ushtruara në një dhomë hoteli, ku mendohet se qëndronte Ervis Martinaj, ka gjetur sende të paligjshme, mes tyre një kallashnikov, që e kishte në një tavolinë ku brenda saj kishte një sirtar të padukshëm.

Në këtë sirtar kishte duke nisur nga targa të huaja, kallashnikov, municione, dhe pajisje të tjera që përdoren për krime. Po ashtu mes këtyre sendeve është dhe një parfum Tom Ford.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: