TIRANE

Pas megaoperacionit të bërë publik sot nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliaj reagon edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Lleshaj shprehet se kjo goditje është një dëshmi e lartë për besimin e partnerëve.

“Tjetër goditje e rëndësishme e Policisë së Shtetit dhe partnerëve italiane kundër krimit të organizuar.

Kjo është një tjetër dëshmi se motivimi i PSH është i lartë dhe se besimi i partnerëve është maksimal.

Mirënjohje dhe mbështetje për Policinë tonë dhe partnerët tanë”, shprehet Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb