Mes atyre që folën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara gjatë një ceremonie kushtuar Nelson Mandelës, ishte edhe Princi Harry. “Bota jonë është përsëri në zjarr”, tha ai gjatë fjalimit të përzemërt. Në mbështetje të Dukës së Sussex-it ishte edhe bashkëshortja Meghan Markle, me të cilën ai erdhi dorë për dore. Por pranë tij në mendime ishte edhe nëna e tij Lady Diana, jo vetëm në kujtimin e një episodi që e lidh atë me ish-udhëheqësin e Afrikës së Jugut, por edhe në orën që Dukesha mbante në dorë, një aksesorë që i përkiste vjehrrës së saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fjalimi i Harrit ishte plot pasion dhe i përzemërt. “Nga lufta e tmerrshme në Ukrainë deri në hapin prapa në fushën e të drejtave kushtetuese këtu në SHBA, ne jemi dëshmitarë të një sulmi mbarëbotëror ndaj demokracisë dhe lirisë,” tha ai. Më pas ai u bëri thirrje të pranishmëve: “Ky është një moment vendimtar. Mund të bëhemi apatikë, ose mund të dëgjojmë këshillat që Mandela i dha djalit të tij, që të mos heqë dorë kurrë nga beteja, edhe në ditët më të errëta”. Duka tregoi gjithashtu sesi fotoja e Lady D me Mandelën, e realizuar në vitin 1997, i tha forcë: “Kur pashë fotografinë për herë të parë, ajo që më goditi menjëherë ishte gëzimi në fytyrën e nënës sime”.

E qetë dhe e qeshur Meghan shoqëronte me sy bashkëshortin teksa ai mbante fjalën. Ajo zgjodhi një pamje serioze për këtë rast, duke u dëshmuar se ishte mbështetja perfekte për bashkëshortin e saj. Për ta bërë atë të ndihej edhe më i afërt me nënën e tij, ajo vendosi orën që i përkiste Dianës dhe që Harry i dhuroi asaj. Një nderim i shkëlqyer për Lady Dianën dhe për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb