BRITANI E MADHE

Meghan, Harry dhe Archie u zhvendosën pak ditë më parë u zhvendosën në shtëpinë e tyre të parë, në një super vilë në Montecito, Santa Barbara, Kaliforni. Edhe pse u larguan nga Mbretëria e Bashkuar për të pasur më shumë privatësi dhe për ta jetuar jetën si njerëz të thjeshtë, çifti nuk mund të mos diskutohet në media.

Herë pas here qarkullojnë foto të dikurshme të dukeshës që përbëjnë lajm. Dhe fotoja që po qarkullon së fundmi, tregon Meghanin teksa pozon me një revistë në dorë dhe në kopertinë është kunata e saj, Kate Middleton.

Vetëm dy vite pas kësaj fotoje, Meghan u bë kunata e Kate, pasi u lidh me Harry-n. Kjo nuk është hera e parë që Meghan i referohej publikisht Dukeshës së Kembrixhit para se të bëhej kunata e saj.

Në blogun që ajo menaxhonte dikur, të quajtur “The Tig”, duke folur për dasmën e Kate dhe William, ka shkruar: “Vajzat e rritura vazhdojnë ta ruajnë këtë fantazi të fëmijërisë. Vetëm shikoni madhështinë e dasmës mbretërore dhe diskutimet e shumta për princeshën Kate.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: