Meghan Markle dhe princi Harry kanë marrë pjesë në një intervistë të Oprah Winfrey.
Ata kanë shprehur të gjitha pakënaqësitë e tyre gjatë qëndrimit të tyre në pallatin mbretëror.

“Unë nuk e di se pse ata prisnin që ne të heshtnim pas gjithë kësaj kohe, kur ata luajnë një rol aktiv, duke bërë gënjeshtra për ne. Dhe nëse rrezikojmë të humbasim gjëra pas kësaj deklarate, ne kemi humbur shumë pas largimit nga pallati”, ka thënë Meghan.

Kujtojmë se intervista është regjistruar muajin e kaluar dhe do të transmetohet të dielën mbrëma në SHBA në një orar dyorësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb